AKTUALITET, 14 Mars 2020, 14:22

FOTO/ Meta mbështet mjekët e infermierët që përballen me koronavirusin: Krenar për shqiponjat tona!


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur sërish mbështetjen e tij për mjekët dhe infermierët, ata që po përballen me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe të sëmurët e parë në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, Meta publikon foton e bërë nga disa mjekë e infermierë, të cilët pozojnë duke bërë simbolin e shqiponjës.

“Krenar për Shqiponjat tona! ????⚕”, shkruan Meta, duke i pagëzuar kështu si shqiponja mjekët dhe infermierët.