AKTUALITET, 5 Mars 2019, 20:18

Kakavijë/ Vrasës me pagesë, pranga të kërkuarit nga Interpol

Kakavijë/ Vrasës me pagesë, pranga të kërkuarit nga

Policia e Kakavijës ka shoqëruar sot një shtetas i huaj me identitet të rremë, i cili dyshohet të ketë gisht në një vrasje të kryer në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Policia Shtetit menjëherë ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të ndaluarit në pikën kufitare.

Shtetasi i huaj, i cili dyshohet të jetë polak po ikte nga Shqipëria në Greqi duke përdorur një pasaportë false, por është pikasur nga autoritetet doganore.

Sipas të dhënave të para thuhet se, i ndaluari është një vrasës me pagesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.