AKTUALITET, 5 Mars 2019, 19:25

Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së opozitës: Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të reja

Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së

Ashtu sikurse edhe protestat e kaluara, mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë zhvillimeve të sotme në Shqipëri, ku opozita ka mbajtur protestën e radhës.

Ka qenë prestigjiozja “The Washington Post” dhe “Fox News” që kanë shkruar se: “Mijëra qytetarë shqiptarë rrethojë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të reja”.

Në shkrimet e tyre thuhet se qytetarët shqiptarë kërkojnë zgjedhje të reja sepse akuzojnë kabinetin aktual të qeverisë Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Gjithashtu ata i kanë bërë edhe një panoramë protestës, për mënyrën se si është zhvilluar.

Prestigjozet shkruajnë se “prej javësh protestat e opozitës janë duke u zhvilluar me flakadanë, lëndë piroteknike, ndërsa nga ana tjetër edhe policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës”.

Opozita ka mbajtur protestën e katërt, që prej asaj të 16 shkurtit, kur do të shënohej edhe nisja e protestave masive që do të shoqëronin çdo seancë plenare.

Ndonëse ditën e sotme krahas forcave të policisë, me masa mbrotjese ishin pajisur edhe qytetarët nuk pati përshkallëzim të situatës.