LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

App Store
Google Play
MERR NJOFTIME NGA TPZ.AL
NDIQ TPZ NE YOUTUBE NDIQ TPZ NE FACEBOOK
  • AKTUALITET
  • IDE
  • NË FOKUS
  • BALLKAN
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • SPORT
  • TEJ E KETEJ
  • BLOG
  • EMISIONE

TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FLASH!

16:29

Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

16:12

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, dy të plagosur

16:03

Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

14:29

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:10

Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik

17:02

Gjyqi i Metës dhe Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës

16:48

Panik në Tiranë! Aksidentohet urbani, disa të plagosur

16:17

Aksident në Sarandë/ Njëra nga automjetet përfundon e përmbysur anës rrugës

AKTUALITET, 5 Mars 2019, 19:22

Rama dhe Veliaj nuk ndalen, tjetër kullë 85 metra në Sheshin Skënderbej

TPZ

Një kullë tjetër e lartë do të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës. Kulla, e quajtur Tirana’s Rock, do të jetë 85 metra e lartë dhe do të ketë 25 kate.Leja për kullën është miratuar më 20 qershor 2018. Ajo është projektuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, i njohur në Shqipëri si një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama. Kulla do të ndërtohet nga kompania ANA shpk.

Kulla do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi. Dokumenti sqarues i projektit, i siguruar nga Exit.al, shpjegon:

Zyrat dhe ambjentet e tjera tregtare do të jetë të aksesueshme nga ana e Sheshit Skënderbej dhe përmes një hyrjeje të dytë krijohet një lidhje ndërmjet Sheshit Skënderbej, hapësirës së gjelbër pranë Tirana Rock’s dhe Unazës së Re.

 “Tirana’s Rock” plotëson vargun e kullave të qendrës së qytetit, duke respektuar në të njëjtën kohë si ambjentin përreth, ashtu edhe më gjerë kontekstin e kësaj vendndodhjeje të spikatur.

 Objekti 85 metra i lartë perifrazon temën e peizazhit të mrekullueshëm kodrinor në sfond, ndërsa fasadat e ndryshme mundësojnë krijimin e apartamenteve individuale me hapësira të jashtme të bollshme.

Kulla do të jetë e katërta e planifikuar në anë të Sheshit Skënderbej. Ajo do t’i shtohet kullës 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës (ngjitur me fasadën veriore të Hotel Tiranës); kullës 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës; dhe kullës 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë.

Ndërkohë, sikurse dihet, është planifikuar një bllok i madh ndërtimesh të larta në gjithë bllokun pas Ministrisë së Brendshme, duke filluar nga trualli aktual i Teatrit Kombëtar, deri në kufi më Qendrën Toptani. Është duke u bërë plani, gjithashtu, për ndërtime të larta në lulishten pas Pallatit të Kulturës, truall i cili së fundmi është blerë nga ndërtues të afërt të Zotit Rama.

Në këtë mënyrë po realizohet plani i vjetër i Kryeministrit Rama i fillimit të viteve 2000 për rrethimin e Sheshit Skënderbej me kulla të larta dhe shtrirjen e tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Sikurse dihet, në anën e stadiumit të ri kombëtar po përfundon një ndërtesë 25-katëshe, ndërkohë që në anën tjetër të stadiumit, ngjitur me ndërtesën 23-katëshe Ambasador 3, sapo ka filluar ndërtimi i një ndërtese 21-katëshe, imitim i pyllit vertikal të Stefano Boerit, imituar nga vetë Boeri.

I gjithë ky betonizim i qendrës së Tiranës fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë.

Të gjitha janë miratuar në shkelje të ligjeve dhe standardeve, në rradhë të parë në shkelje së të drejtës së informimit dhe konsultimit publik. Të gjitha këto ndërtime kanë ndikime të mëdha në mjedis, por nuk është bërë publik asnjë studim i detyrueshëm i vlerësimit të këtyre ndikimeve. Pjesë e miratimit të lejeve mjedisore duhet të ishin konsultimet publike, të detyrueshme për t’u realizuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë. Nuk dihet nëse kjo procedurë është falsifikuar, siç ndodh rëndom, duke organizuar dëgjesa false, apo është shpërfillur krejtësisht.

Mungesa e transparencës në miratimin e këtyre lejeve ndërtimore mbushet me propagandë nga Bashkia e Tiranës. Rasti më i fundit është domethënës. Për t’i hapur vend ndërtimit të Kullës Tirana’s Rock, Bashkia Tiranë prishi dy javë më pare ndërtesën e Hotel Vjosës, e ndodhur në anë të Sheshit Skënderbej, midis Hotel Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Me prishjen e saj lirohet hapësira përpara Kullës, ndërkohë që fillimisht kulla ka qenë e planifikuar pikërisht në truallin e Hotel Vjosës, por diçka ka ndryshuar rrugës.

Pavarësisht se ka miratuar një ndërtesë gjigande betoni në fshehtësi, propaganda e Kryebashkiakut Veliaj u lëshua ashpër mbi ndërtesën e Hotel Vjosës, sikur ekzistenca e saj të ishte një akt kriminal (në të kundërt, mund të argumentohet lehtë se ndërtesa mbart vlera historike të cilat mund të dilnin në pah duke e rindërtuar atë).

Veliaj e quajti ndërtesën tashmë të prishur “çiban” dhe “karakatinë” dhe e lëvdoi shembjen e saj si një akt të madh çlirimtar të Tiranës, nën gjurmët historike të shefit të tij Edi Rama, kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës. Në një postim në Twitter, Veliaj u shpreh se në vend të saj do të ndërtohet një stacion autobusësh:

“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje!  Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit.”

Në fakt, gjithçka po bëhet për t’i hapur rrugë kullave të larta në Shesh, një fiksim i pandryshuar mendor i Kryeministrit Rama, duke zëvendësuar kioskat e çmontueshme me ngrehina të larta betoni, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe nën bindjen e Erion Veliajt.

Arkitekti i kullës, Winy Maas e lajmëroi ndërtimin e një “kulle të lartë në formën e fytyrës” që para më shumë se një viti. Ai shpjegoi se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Sipas vetë arkitektit, ai e projektoi ndërtesën me kërkesë personale nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë. Maas u shpreh:

“Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapondërtuar nga belgët.”

Është e qartë se Winy Maas ia plotësoi menjëherë dëshirën “Edit” dhe tani qytetarët e Tiranës janë një hap më pranë dëshirës finale të “Edit” për betonizimin e plotë të gjithë zonës qendrore të Tiranës.

Alba Mborja / Exit.al 

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 19:03

Jetoi dy vite rresht në hotel, fatura e Murinjos do t’ju shtangë

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 18:56

Kandidatja e Durrësit tradhëton LSI-në: Më tha djali të pranojë mandatin...

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 18:32

Propaganda e Ramës në Rai 1: Ajo që shihni nuk është revoltë e popullit

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 18:27

Londra në alarm, gjenden tre pako me eksploziv, dyshohet…

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 18:23

Greqi, zjarret në korrik të 2018, 20 persona nën akuzë

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 18:15

Përplasjet politike, Pack thirrje PE: Të qortohet Fleckeinstein!

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 17:59

Bushati: Tashmë konflikti është mes popullit dhe një njeriu që po ndërton një shtet personal

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 17:31

Manjani: Demokraci fallco, Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 17:32

FOTO LAJM/ Realizohet ëndrra e Edi Ramës, shihni si e ka të gjithë parlamentin nën zotërim

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 17:18

Analisti ironizon Ramën: Do t'ju shpjegojë italianëve se si opozita po pengon përparimin e popullit nën Rilindje

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 17:06

Macron: Europa është më “e rrezikuar” se kurrë

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 17:03

Tutori i prostitutave kapet në Tiranë, ekstradohet drejt Italisë

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:58

I shpallur në kërkim për një vrasje në Vlorë, shqiptari kapet në kufirin italo-francez

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:53

Vritet në Siri 30-vjeçarja shqiptare, lë dy fëmijët në vatrat e luftës

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:47

Si e kthyen shtëpinë në laborator droge “Loli Verës” dhe “Pipo”

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:41

SHBA, Trump kundër Indisë: Stop trajtimit preferencial

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:38

Kylie Jenner i vjedh fronin Mark Zuckerberg, zyrtarisht miljaderja më e re e bërë vetë

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:31

Parlamenti/ Autogoli i Ramës me opozitën e re

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:23

Francë, një i burgosur sulmon me thikë dy roje

AKTUALITET / 5 Mars 2019, 16:14

Rifat Jashari: Ushtria e Kosovës të mbrojë territorin si UÇK-ja

ide!

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Nga Blendi Kajsiu

Zvërneci, Protesta e Parfumit e armiqve të Edi Ramës

Nga Lorenc Vangjeli

Tej e Këtej

Tronditet Edi Rama, i kërkohet largimi urgjent nga zyra brenda shtatë ditëve (letra)

Denonco!

Ke një lajm që do ta ndash me redaksinë e TPZ? Na shkruaj në Messenger ose kliko këtu për mënyra të tjera kontakti.

Messenger

Moti

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime të herëpashershme vranësirash kryesisht mesatare në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas orëve të mesditës do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

WebTV

"Protesta do të shuhet sapo të nisë Kampionati Botëror..."/ "Parashikimi" i Albatros Rexhajt

Shiko të tjera video

TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Built & Monetized by
  • AKTUALITET
  • IDE
  • NË FOKUS
  • BALLKAN
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • SPORT
  • TEJ E KETEJ
  • BLOG
  • EMISIONE
KONTAKT PRIVACY POLICY COOKIES NJOFTIME NGA TPZ.AL
Built & Monetized by