TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës, Edlira Hyseni, do të dalë kundër vendimit të LSI-së, për largimin nga parlamenti, duke pranuar mandatin e deputetes. Hyseni e ka argumentuar këtë vendim në një mënyrë mjaft origjinale, duke thënë se këtë gjë ja ka kërkuar djali i saj 19 vjeçar.
"Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemer, se ti ke ngritur nje jete mbi punen” – me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjec. Kevin me tregoi edhe kete here, se femijet tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqiperi! Po, une do ta pranoj mandatin per deputete e Qarkut Durres ne Kuvendin e Shqiperise, qe mbase rastesia a mbase dicka me shume e solli si mundesi reale ne udhen time”.
Hyseni thotë se do të mbetet opozitare.
“Uroj t’ju kem krahe e mbeshtetje, pertej cdo ngjyre apo bindje politike, sic keni qene perhere ne perpjekjet e mia, per nje jete me te mire ne qytetin qe duam, ne keto 4 vite perfaqesie ne Keshillin Bashkiak te Durresit. Dhe … Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende”, ka shkruar Hyseni
/TPZ.al/