TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merkatoja e viteve të fundit në Itali dhe jo vetëm, është udhëhequr nga Juventusi që ka arritur të nënshkruajë me cilindo futbollistë që ka pasur në listë. Bardhezinjtë kanë afruar emra me peshë në futbollin europian si Ronaldo, Manxhukiç, Dibala apo edhe De Ligt së fundmi, duke u bërë kështu një nga skuadrat më cilësore në botë.
Që nga viti 2015, Juventusi ka bërë shpenzime kolosale në merkato vetëm për të blerë futbollistë, pa llogaritur këtu futbollistët e ardhur me parametra zero por që kanë paga faraonike. Sipas një studimi të bërë nga mediat italiane, në 4 vitet e fundit, Juventusi ka shpenzuar plot 919 milionë euro për afrimin e futbollistëve.
Mes futbollistëve të afruar, janë emra si Dibala, Kosta, Manxhukiç, Sandro, Ronaldo, De Ligt, Higuain, Bonuçi, Kanselo apo edhe shumë futbollistë të tjerë, të cilët kanë ndihmuar Juventusin që të vërë diktatin në futbollin italian dhe të jetë një nga pretendentët kryesorë për Ligën e Kampionëve.