SPORT, 25 Korrik 2019, 11:34

Shqipëria e Edi Ramës

Shqipëria e Edi Ramës


Nga Klodian Tomorri

Eshte e peshtire menyra se si Shqiperia e padrejte e Edi Rames shfaqet perdhunshem cdo dite, cdo ore, minute e madje cdo sekonde.

Dje prokuroria kerkoi nje vit burg per 8 burra te pafajshem nga Kukesi. Krimi qe ata kane bere ishte sepse tentuan te hiqnin zgjedhen qe qeveria u vuri ne qafe, atyre dhe gjithe shqiptareve, traun e rruges Durres-Kukes.

Po dje, ish deputeti demokrat Agron Shehaj publikoi bilancin e arte te koncesionit. 10 milione euro fitime qe ne vitin e pare. Dhe historia do vazhdoje per 35 vjet me radhe.

Sot Policia rrethoi Teatrin Kombetar. Kete here armiqte e shtetit jane artistet dhe qytetaret e lire. Ata te cilet ne menyre heroike po mbrojne historine e qytetit, por mbi te gjitha pasurine publike nga babezia e oligarkeve.

Kjo eshte Shqiperia sot. Cifligu privat i nje grushti bejleresh, te cilet e vjedhin dhunshem cdo dite. Njesoj si Hernan Cortes dhe gjithe kolonizatoret e tjere famekeq vodhen popujt e Amerikes Latine shekuj me pare. Me te njejtin model. Privatizim i dhunshem fitimesh dhe shperndarje e kostove mbi kurrizin e popullit.

Vetëm këtë javë, kater kontrata te cmendura grabiten 500 milionë euro nga a ardhmja e shqiptareve. Milot-Balldrene, Orikum-Dukat, nje koncesion kriminal per pompat e karburanteve dhe nje tjeter qe po behet gati per kolaudimin. Te gjitha do te paguhen deri ne qindarken e fundit nga shqiptaret.

Ata qe sot jane ne moshe do te paguajne deri ne diten e fundit te jetes. Kur te ikin nga kjo bote, borxhin do ja u lene pas femijeve. Te rinjte do te paguajne, derisa te dalin ne pension, e ndoshta edhe me tej. Ata qe sapo kane lindur dhe qe nuk kuptojne ende asgje, as ata nuk do te shpetojne dot.

Fatura e haracit vetem rëndohet. Kjo eshte Shqiperia Europiane, qe qeveria po nderton cdo dite me kartelin e saj te "bamiresve".