SPORT, 19 Korrik 2021, 10:53

Juventus sheh përreth për një mesfushor qendre, nis lëvizjet për një “parizien”


Mesfushorët e qendrës janë lojtarët më të kërkuar në këtë merkato dhe Juventusi e do një me patjetër, sidomos tani që Arthur u dëmtua dhe do duhet të mungojë për të paktën tre muaj.

Mediet italiane raportojnë se Leandro Paredes është një nga shënjestrat e bardhezinjve. Me ardhjen e Wijnaldum, Paredes e humb vendin e titullarit në formacionin e Pochettinos.

Juventusi është gati të lëvizë për të blerë argjentinasin, në një kohë kur rruga për te Manuel Locatelli po bëhet çdo ditë e më e vështirë.