AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 13:30

Jozefina Topalli: Oligarkët e këtij vendi janë Rama, Basha dhe Ilir Meta

Jozefina Topalli: Oligarkët e këtij vendi janë Rama, Basha dhe

Jozefina Topalli ka dhënë një intervistë për "Abc News", ku ka bërë një deklaratë të fortë.

Ajo tha se oligarkët e vërtetë në Shqipëri, të cilët kontrollojnë pushtetin dhe çdo gjë në vend dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin, janë personat që kanë sot postet kryesore.

"Oligarkët e vërtetë janë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, sëbashku me bashkëshorten e tij...Ata mbrojnë sistemin e tyre të korruptuar. ".

Topalli tha se kreu i opozitës Basha, shpenzon kohë në vilat e atyre që quhen "oligarkë" dhe se ai bashkëpunon me Edi Ramën, madje Topalli nuk e përjashton një bashkëqeverisje PS-PS, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Propozimet në Kodin Zgjedhor i mbyllën derën forcave dhe kandidatëve të rinj. Heshtja e PD-së për mbrojtjen e sistemit, do t’i japë Ramës mandatin e tretë. Më 25 prill qytetarët nuk do të kenë alternativë, do zgjedhin mes të njëjtëve emra. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama ose do të ftojë, ose do të bashkëqeverisë me Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar, të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.

/TPZ.al/