TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive me koronavirus.
Abc News raporton se nxënësja e vitit të tretë ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitivë.
Rrjedhimisht, DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën dhe mësuesit për të verifikuar nëse të tjerë të prekur nga koronavirusi.
Mësohet se për këtë shkak në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës janë marrë 27 tamponë, nga të cilët 20 nxënës dhe shtatë mësues.