TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë është raportuar këtë të hënë, në aksin Peqin-Elbasan.
Mjeti tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të motoçikletës, 77-vjeçarit Xh.T., banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Peqin/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.