AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 11:01

Infektohen tre persona me koronavirus, mbyllet kati i parë dhe i dytë i universitetit “Ismail Qemali”

Infektohen tre persona me koronavirus, mbyllet kati i parë dhe i dytë


Mbyllet kati i parë dhe i dytë në universitetin Ismail Qemali, godina e rektoratit.

Mësohet se shkak për mbylljen është bërë infektimi me koronavirus i tre personave në këtë universitet, ndërkohë që dhjetë të tjerë, kontakte me të infektuarit, janë karantinuar deri në mbërritjen e përgjigjes së tamponit, raporton Abc News.

Siç bëhet e ditur, edhe departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti është mbyllur ndërsa godina pritet të dezinfektohet.