AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 11:14

Koronavirusi mbyll fasonerinë në Pogradec, disa punonjëse të infektuara. Pozitivë një nxënës si dhe dy infermiere

Koronavirusi mbyll fasonerinë në Pogradec, disa punonjëse të


Një fasoneri është mbyllur në qytetin e Pogradecit, pasi disa punonjëse kanë rezultuar me COVID-19.

“Panorama” raporton se në fasoneri kanë rezultuar pozitive tre punonjëse, por mbyllja e saj është bërë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Po ashtu në Pogradec janë infektuar edhe dy infermiere, si dhe një nxënës.

Nxënësi nuk është lejuar të shkojë në shkollë dhe është karantinuar në shtëpi.