AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 18:35

John Bolton përgënjeshtron presidentin Trump për shkarkimin: Dhashë dorëheqjen vetë...

John Bolton përgënjeshtron presidentin Trump për shkarkimin:

Pak minuta pas lajmërimit të Presidentit Trump, se ka shkarkuar Këshiltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, ky i fundit ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke thënë se ka ofruar dorëheqjen mbrëmjen e djeshme, por presidenti i ka thënë se do të bisedojnë të nesërmen.

"Unë ofrova dorëheqjen time mbrëmjen e djeshme dhe Presidenti Trump tha, "Le të flasim për këtë nesër" ", shkruan Bolton, i cili me sa duket nuk e ka pranuar përhapjen e lajmit nga presidenti, se është shkarkuar.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/10/lajm-i-fundit-trump-shkarkon-keshilltarin-per-sigurine-john-bolton-njeriu-pro-ndarjes-se-kosoves/