BALLKAN, 31 August 2026, 13:31

"Jam i nderuar"/ Kandidati për president në Kosovë: Do të shërbej me devotshmëri

Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka bërë deklarimin e parë për media.

Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ani pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike.

Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe në kontekstin aktual politik, jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë,.. që të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.