BALLKAN, 31 August 2026, 13:27

Kriza 3 mujore politike në Kosovë/ Kurti e Abdixhiku arrijnë marrëveshjen për presidentin, Bekim Sejdiu emri konsensual

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për një emër konsensual për postin e presidentit të Kosovës. 

Bëhet fjalë për Bekim Sejdiun!

Mediat thone se ai ka qenë gjyqtar raportues në rastin e rrëzimit të Qeverisë Hoti më 2020, çka sipas tyre supozohet se nuk gëzonte unitet në rradhët e LDK-së.

Ata kane rene dakord qe kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu.

Abdixhiku deklaroi per mediat se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, gjatë diskutimeve tona të përbashkëta jemi dakorduar për një emër e ai është profesor doktor Bekim Sejdiu”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së e vlerësoi lart karrierën e Sejdiut, duke e përshkruar atë si një figurë me përvojë dhe karrierë të shquar.

“Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi qenë të përkushtuar të përcaktohemi për një emër konsensual për president”, tha Abdixhiku.

"Nga data 9 korrik kemi nisur dhe zhvilluar diskutimet. Kemi qenë të vendosur të gjejmë zgjidhje për të ecur përpara dhe të evitojmë zgjedhjet. Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi pasur bisedime të vazhdueshme. Kemi qenë të përkushtuar për një emër konsensual. Janë përmendur shumë emra që kanë dhënë kontribut dhe që kanë vlera demokratike e qytetare. Gjatë diskutimeve tona jemi dakorduar për një emër, Bekim Sejdiu", tha Abdixhiku në dalje të takimit me Albin Kurtin.