TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko, ka parë nga afër bazën ushtarake të Serbisë në Rashkë, me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe shefin e Shtatit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë ushtarake për një pjesë të njësive të Ushtrisë së Serbisë.
Situata në veri është tensionuar, ku janë bllokuar rrugët në Jarinjë e Bërnjak, pas vendosjes së masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.
Veç ambasadorit rus në bazën ushtarake në Rashkë ishte edhe i dërguari i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Aleksander Zinchenko.
Stefanoviç tha se një pjesë e ushtrisë është në gatishmëri të shtuar luftarake si dhe shtoi se Kosova duhet të tërheq forcat policore nga Jarinjë e Bërnjaku, për të biseduar.
“Para kësaj, nuk është e mundur të bisedohet, me ata që nuk respektojnë asnjë marrëveshje dhe shkaktojnë destabilizim e trazira, me qëllim të dëbimit të serbëve nga veriu.
Ne nuk po sjellim tension, e as nuk do të na thotë ndokush se ku do t’i përdorim forcat, ushtrinë dhe policinë tonë në pjesën qendrore të Serbisë, ky është vendim sovran i Serbisë”-tha Stefanoviç.