TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Beqajn, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”.
Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.
Ditën e djeshme, GJKKO liroi edhe bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj.
Ilir Beqaj u arrestua në 4 korrik 2024 për abuzimin me fondet e SASPAC. "Mori vendimin për kthimin mbrapsht të akteve të dosjes në Prokurori. Ky vendim bën që afatet e mëparshme të bashkohen me afatet e hetimit paraprak, ndërsa afatet e paraburgimit shuhen. Vendimin e sotëm nuk do ta apelojmë, ashtu siç nuk do ta apelojë as Prokuroria. Edhe Prokuroria ishte dakord me masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Tani i takon Prokurorisë të marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe unë pres që zoti Beqaj të shkojë në shtëpi. Zoti Beqaj ishte i lumtur që do të kthehet në shtëpi, por prej më shumë se dy vitesh jemi sorollatur për një çështje që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.
Ky është një vendim i balancuar, që i jep mundësi Prokurorisë të provojë akuzën, e cila deri më sot mbetet e paqartë. Shpresoj që Prokuroria të tregohet korrekte në përmbushjen e detyrave që do t'i lërë gjykata. Afatet e paraburgimit shuhen. Kemi më shumë se dy vjet dhe ato tashmë janë tejkaluar", tha avokati i Beqajt.