TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse konflikti me SHBA përshkallëzohet, Irani mund të kalojë nga lufta tradicionale në “luftë asimetrike” me objektivat që mund të jenë Uall Street Manhattan apo vende të tjera.
“Lufta asimetrike do të thotë luftë në Wall Street, në Manhattan dhe kudo tjetër, në çdo moment.”
Deklaratën e dha Mohammadreza Naqdi, këshilltar i komandantit të Gardës Revolucionare, që theksoi se irani deri tani ka zhvilluar një luftë konvencionale kundër Shteteve të Bashkuara dhe se ende nuk është angazhuar në një luftë asimetrike.
“Prioriteti i Iranit nuk është as lufta dhe as negociatat, por vendosja e parandalimit. Nuk do të ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara të përfshiheshin në një tjetër luftë të përmasave të mëdha”, shtoi ai.
Sipas agjencisë Isna, Naqdi ka deklaruar se objektet luftarake iraniane të dëmtuara nga lufta ato janë rindërtuar në vende më të sigurta dhe tani janë funksionale, me teknologji më moderne dhe me ritme më të larta prodhimi”.
Në anën tjetër Teherani zyrtar thotë se është i gatshëm të respektojë angazhimet që rrjedhin nga memorandum i mirëkuptimit të firmosur në qershor.
Irani do të kundërpërgjigjet menjëherë nëse Shtetet e Bashkuara respektojnë angazhimet e marra në kuadër të marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar në qershor tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Bishkek të Kirgistanit.
SHBA dhe Irani sulmuan njëri tjetrin të dielën në mbrëmje duke rikhtyer sulmet në lindjen e mesme pas javësh ndalese.
Uashingtoni goditi postacione të minimit detar në ishullin larak ndërsa Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar bazat amerikane në Jordani.
Presidenti amerikan tha se do të përgjigjen ndaj tyre me goditje të forta, ndërsa sinjale për takime të mundshme në të ardhmen e afërt nuk janë dhënë nga palët.