AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 23:46

Ilir Meta është presidenti im

Ilir Meta është presidenti im

Nga Bledian Koka

Venecianet e Tiranës...

Rrëmimi politik sipas përroit përkatës, nuk mungoi edhe pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias në se Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën duke anuluar fillimisht e me pas duke shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ilir Meta e humbi betejën bashkë me shumë shqiptarë të tjerë për tëe mos lejuar Edi Ramën të tallë bythën me votën e lirë, dhe nga ana tjetër Shqipëria ‘fitoi’ vetëm pas 29 vitesh rënie të komunizmit, imazhin e vendit të dytë në botë pas Koresë së Veriut që bën zgjedhje vetëm një kandidat.

Socialistet do të thonë se Ilir Meta duhet të mbajë fjalën e dhënë ke Çim Peka se do të jepte dorëheqjen nëse Venecia thotë se ai ka shkelur Kushtetutën.

LSI-tët do të thonë të kundërtën.

E vërteta është 1 dhe e pamohueshme, Ilir Meta ishte ‘presidenti im’ për shumë shqiptarët në 8 Qershor kur vendosi të anulojë zgjedhjet, dhe sot ata që e urrejnë do të duan ta shohin kurban, ata që e duan do ta mbrojnë, ndërsa ata që harrojnë shpejt do të heshtin...

p.s... Siç dimë ne shqiptarët, kupton! /syri.net/