TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) planifikon të përshpejtojë çlirimin e rezervave emergjente të naftës, një masë e kërkuar nga vendet e G7-s në kushtet e rritjes së çmimeve të karburanteve.
Pas një takimi të zhvilluar sot në Paris, IEA njoftoi se qeveritë anëtare kanë rënë dakord të përshpejtojnë çlirimin e rezervave të naftës të premtuara në mars dhe ta përfundojnë procesin sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar në tregjet e naftës dhe veçanërisht të naftës diezel, agjencia deklaroi se prioritet duhet t’i jepet, sa të jetë e mundur, çlirimit të rezervave të diezelit.
Në mars, IEA vendosi të nxirrte në treg një rekord prej 400 milionë fuçish naftë bruto nga rezervat strategjike, në përgjigje të luftës së nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.
Deri tani janë hedhur në treg nga rezervat rreth 325 milionë fuçi nafte, ndërsa disa vende kanë nxjerrë sasi më të mëdha nga sa kishin premtuar fillimisht.
Çlirimi i plotë i të gjitha rezervave të premtuara në mars do të sillte edhe 100 milionë fuçi të tjera në treg. Kjo është sasia e kërkuar nga vendet e G7-s.
Qeveritë e vendeve anëtare të IEA-së kanë ende rezerva të konsiderueshme publike emergjente të naftës, që arrijnë në rreth 1.1 miliardë fuçi, përfshirë më shumë se 200 milionë fuçi diezel, raportoi agjencia me seli në Paris.
IEA-ja ka bërë të ditur se është e gatshme të nxjerrë në treg edhe sasi të tjera nga këto rezerva, nëse situata do ta bëjë të nevojshme.