BALLKAN, 1 Gusht 2021, 19:15

I nxehti afrikan, droni fluturon mbi Athinë, aparati regjistron temperaturën 55° C në asfalt

I nxehti afrikan, droni fluturon mbi Athinë, aparati regjistron


Temperaturat e larta kanë përfshirë rajonin, duke arritur ditën e sotme vlera maksimale, veçanërisht në zona urbane.

Mediat greke kanë publikuar një video të xhiruar në dron e cila përmes një aparati termik mat temperaturat teksa fluturon mbi Athinë.

Vlerat më të larta janë regjistruar në asfalt dhe çatitë e ndërtesave të vjetra.

Droni monitoroi të gjithë zonën duke nisur nga Akropoli te sheshi Omonia.

Temperatura më e lartë u regjistrua në asfalt, me vlerë 55° C në Akropolo, si dhe në sheshin Omonia.