TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rastet e reja me Covid-19 vijojnë të rriten. Në bilancin e 24 orëve të fundit, mediat e Kosovës bëjnë me dije se janë shënuar 92 raste të reja me Covid-19. Nga ana tjetër, nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Lajmi i mirë është se 17 persona e kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë konfirmuar gjithsej 108,365 raste pozitive, prej të cilëve 105,657 janë shëruar dhe 2266 kanë humbur jetën.
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë po vazhdon të bëjë thirrje për vaksinim në mënyrë që të shmanget edhe rreziku i përhapjes së variantit Delta.