TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela, e cilësoi në emisionin “Të Paekspozuarit” Në Vizion Plus, transferimin e kryebashkiakut Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, si kulmin e trajtimit mizor ndaj tij.
“Ky burgu i Durrësit nga ne është konsideruar si burgu i VIP-ave, kus ishin Lefter Koka, apo Vangjush Dako se kishin guzhinën, hanin dhe pinin.
Kur u arrestua Veliaj dhe u dërgua atje që në ditët e para kemi ankesa se si e trajtonin vartësit e ministrit të drejtësisë dhe bënte be e rrufe se çfarë do t’i bënte Ulsi Manjës. Është ankuar disa herë.
Ky i sotmi është kulmi i trajtimit mizor që i kanë bërë Veliajt në burg.
Misterin e shton fakti që nuk ka një arsye specifike. O duhet t’i rrezikohet jeta një të burgosuri që të çohet në burgun e Fierit, ose një kërkesë e prokurorit.
Fakti që s’ka arsye dhe kjo arsye rrethohet me misterin e sekretit shtetëror, shtuar fakti se drejtoresha duhet të kishte fuqinë e sekretit shtetëror, shto edhe faktin që Veliaj e konsideron politik transferimin, shton spekulimet.
Cila është arsyeja që u transferua, se ministri i drejtësisë tha që s’ka patur informacion”, deklaroi Tela.