AKTUALITET, 29 October 2026, 21:38

"Ka një masë deri kur tjetri mund të masakrohet!"/ Hila: Ndjej keqardhje për Veliajn, por nuk besoj se Rama ka lidhje me transferimin

"Ka një masë deri kur tjetri mund të masakrohet!"/

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se ndjen keqardhje për mënyrën si po trajtohet Velaij në burg, por shtoi se nuk beson se transferimi i tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ka ndodhur me urdhër të Ramës. Ai e shpjegon me zellin e zyrtarëve për ti rënë në sy shefit. 

"Ajo që kam unë, është keqardhje për Erion Velinë, edhe pse nuk hyj te njerezit që kam patur simpati. Kam shkruar dhe nuk më pëlqeu ajo e shtira e tij që shkon me biçikletë në zyrë. Por ka një masë kur tjetri mund të masakrohet. E kanë lënë në një pozicion, ku për dy vjet, akuza ndaj tij nuk është çuar për gjykim, po merren me budallallëqe, kur mund ta kapësh dhe hetosh për shumë gjëra, një Tiranë që po bëhet asfiksues për mënyrën e urbanizimit të saj. 

Besoj tek qejfi i xhelatëve, që pasi marrin vesh që nuk e ka mirë me shefin, të bien me drru. 

Edi Rama nuk e ka mendjen të merret se çfarë tha Veliaj dhe të dënojë Veliajn për këtë. Por ka funksionarë që kënaqen dhe ti shkojë edhe emri te shefi, kur shefi nuk e ka kërkuar", deklaroi Hila.