AKTUALITET, 29 October 2026, 20:17

Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret!

Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila e cilësonte transferimin e tij të beftë nga IEVP Durrës në burgun e Fierit si sekret shtetëror.

Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se kjo është një përpjekje për t’i mohuar atij të drejtën për ta kundërshtuar këtë vendim. Ai kërkon që t’i vendoset në dispozicion autorizimi i Kryeministrit që autorizon Drejtorinë e Burgjeve si autoritet klasifikues.

Postimi i Veliajt:

Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të

U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!

Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.

Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!

Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.