TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egi prej kohësh kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë, dhe nuk fshihen më nga publiku. Më të dashuruar se kurrë, çifti ndajnë momentet romantike edhe në rrjete sociale. Disa javë më parë aktori i humorit i dhuroi një unazë me gurë të çmuar partneres së tij.
I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, fëmijët e pyetën Olsi Bylykun për këtë dhuratë. Ai ka treguar se për unazën nuk ka shpenzuar para, pasi e ka përfituar me reklama, nga një argjendari e njohur.
“Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë”– është shprehur aktori i humorit.