TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar në emisionin “Rreze dielli”, moderatorja sportive Eva Murati ka rrëfyer mbi jetën e saj profesionale, por edhe mbi shoqëritë me femra apo meshkuj të njohur në shoëbiz.
Murati ka treguar se ka patur shoqëri me njerëz të medies, por nuk zgjasin shumë, kjo për arsye të ‘xhelozive’.
“Sa herë filloj të shoqërohem pak me tepër me ndonjë figurë të ekranit, hedh ndonjë foto në Instagram dhe të vijnë komente të tipit: Si rri ti me atë, a e di ti si është ajo?…Mendoj se dy njerëz në të njëjtit profesion mund tja kalojnë mirë, por që në një moment ndahen shumë kollaj, për probleme të tipit “pse të zgjedhin atë dhe jo mua”.
Nuk më pëlqejnë këto sherret e showbizit, që merren nga portalet dhe bëhen sikur çfarë janë.”- është shprehur Eva Murati në emisionin “Rreze Dielli”.