LIFESTYLE, 24 Shkurt 2020, 08:56

Stresi s’i ndahet zarareve, ‘sherr’ me uniformat blu: Janë shumë të frikshëm, nuk përleshem me shtetin

Stresi s’i ndahet zarareve, ‘sherr’ me uniformat blu:


I ftuar në “WhyNot?” reperi Arkimed Lushaj ka folur pa filtra, duke rrëfyer edhe për episodin e tij të fundit, në të cilin është ndeshur me uniformat blu.

Stresi ka treguar se pati një përplasje verbale me policinë, pasi i sekuestruan dy makinat një shokut të tij.

Por, pavarësisht se ai nuk i ndaj ‘sherret’ me policinë, Stresi ka treguar se është më i rezervuar, pasi shteti të rrokullis si të dojë.

“Me thënë të drejtën, zarari im i fundit ka qenë parmbrëmë. Sa u ndamë bashkë që folëm për intervistën, u shamë me policët.

U grumbulluam aty dhe ia morën 2 makinat atij shokut tim në garazh edhe ai u tërbua normalisht, tha se kam problem, nesër kam për ta blerë më të shtrenjtë (qesh).

Janë shumë të frikshëm për fëmijët e vegjël me ato maskat dhe automatikët sikur çfarë janë duke marrë.

Në të gjithë botën policia nuk të vjen në atë mënyrë që të të terrorizojë. Nuk u përleshëm sepse nuk përleshesh dot me shtetin fizikisht. Shteti të rrokullis si vezë po të dojë.”,- është shprehur reperi.