AKTUALITET, 17 Korrik 2021, 10:35

I akuzuar për “Shpërdorim detyre” arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Dibër

I akuzuar për “Shpërdorim detyre” arrestohet


Ish-kryeinspektori i IMT në Dibër, Ermal Xhaka i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Shpërdorim detyre” është ndaluar arrestuar ditën e sotme nga polica.

Dibër/Informacion- Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan  penalisht  3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë për veprime të mëtejshme.