TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
By-pass-i Vlorës, i cilësuar si një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare është hapur provizorisht, ndërsa përfundimi i punimeve do të shkurtojë edhe kohën e udhëtimit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga ky aks i ri panoramik i cili shmang trafikun brenda në qytetin e Vlorës dhe u mundëson udhëtarëve që nuk kanë destinacion Vlorën një udhëtim më komod dhe të shkurtër drejt rivierës Joniane.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u eksploruar, ju uroj fundjavë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar.