AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 16:00

Heroinë dhe kokainë, goditet banda kriminale në Greqi, kapet “koka” e grupit dhe shtatë të tjerë

Heroinë dhe kokainë, goditet banda kriminale në Greqi, kapet

Policia greke ka goditur një tjetër grup të shpërndarjes së heroinës dhe kokainës, që vepronte kryesisht në Janinë. Mediet greke raportojnë se policia ka kapur kreun e bandës, i cili sillte drogën nga Shqipëria. Në pranga ka rënë gjithsej 3 shqiptarë dhe 5 grekë.

Sipas fqinjëve, shqiptarët e arrestuar janë një 22-vjeçar, një grua 40 vjeçe dhe kreu i bandës, 31 vjeç. Ndërsa mes grekëve të arrestuar janë edhe dy femra, të moshës 29-39 vjeçe. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë, nga 30 vjeç secili.

Raportohet se banda kriminale ka qarkulluar 1 kg e 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë në pesë muajt e fundit në Janinë. Gjatë aksionit policor janë sekuestruar edhe 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.

Kujtojmë që kohët e fundit autoritetet greke kanë goditur disa banda shqiptaro-greke-latine të trafikut të heroinës dhe kokainës, ndërsa kanë dhënë alarmin se Greqia është kthyer në një vend tranzit të trafikut të drogërave të rënda.