AKTUALITET, 29 Nëntor 2019, 11:01

Grupet greke të shpëtimit largohen nga Durrësi, ja çfarë bën tjetër Greqia për ti ardhur në ndihmë shqiptareve



Greqia, ndër të parat vende që iu përgjigj kërkesës së menjëhershme të autoriteteve shqiptare për sjelljen e grupeve të shpëtimit, mesa duket ndërmerr një tjetër hap në ndihmë të shqiptarëve.

Sipas “zougla” në Shqipëri sot pritet të vijnë grupet greke të Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë.

Pritet që ky grup prej 16 personash të niset nga Aeroporti Ushtarak Elefsina me avionë të Forcave Ajrore, në orën 15.00 sot.

Gjithshtu bëhet e ditur se i njëjti avion që do sjellë këto grupe vlerësimi do të transportojnë drejt Greqisë edhe grupet greke të kërkim-shpëtimit, duke qenë se shumica e operacioneve janë mbyllur. Kthimi i EMAK në aeroportin ushtarak Elefsina pritet të ndodhë rreth orës 17:00.

Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit referuar Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në 48.

Ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionin në rrënojat e hotel “Mira Mare” në zonën e Plazhit në Durrës.

Ndërkohë të plagosur janë mbi 750 veta, ndërsa janë shpëtuar 45 persona.