TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përhapja e koronavirusit në 50 vende të botës jashtë territorit të Kinës, edhe në Italinë dhe Greqinë fqinje ka krijuar shumë frikë edhe vendin tonë, paçka se deri më tani autoritetet shëndetësore në vend kanë deklaruar se nuk ka asnjë të infektuar në Shqipëri. Por ndërkohë mësohet që janë marrë masat e duhura për të mbajtur larg atë virus vdekjeprurës.
Lidhur me këtë çështje që ka frikësuar shumë njerëz edhe në Shqipëri, ka reaguar këngëtari i njohur Alban Skënderaj përmes mnjë statusi në rrjetet sociale.
Sipas postimit të tij në Instastory, këngëtari mendon se koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri, duke shtuar se këtë gjë që e thotë e ka ndjerë, duke e quajtur veten totalisht inekspert në fushë.
Ndër të tjera ai përmend se dyshimi mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i ka ardhur pasi ky lloj virusi nuk ka simptoma paraprake për ta kuptuar nëse je i prekur.
“Nuk dua të trazoj njeri por kam disa ditë që e mendoj. Edhe pse jam totalisht inekspert në fushë dhe ndoshta edhe thjesht fantazi por nuk e di pse kam ndjesinë se në Shqipëri koronavirus pa u vërejtur është përhapur tashmë. Shoh njerëz (duke përfshirë edhe mua) të të gjitha moshave ankohen për simptoma gripi si rrallë herë më parë dhe në mënyrë të përsëritur. Me sa kam lexuar koronavirus në shumicën e rasteve vjen pa simptoma, në raste të tjera me simptoma të ngjashme me një rrufe, ftohme apo grip dhe në raste të rralla me komplikime. Pra nuk do ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta. E vetmja gjë që rrëzon këtë teori është që nuk ka pasur asnjë rast të komplikuar me personat e moshuar ose të sëmurë rëndë. Pra mund të jetë vërtetë kjo e imja fantazi apo teori konspirative. Gjithsesi nëse do ishte e vërtetë të paktën do tregonte që ky virus nuk është kaq i rrezikshëm dhe i frikshëm sa të gjithë mendojmë.”– ka shkruar Albani.
