AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 12:57

Rama si dikur Berisha tregon makthin e tij të fshehtë: “Këtu do jem dhe dhjetorin tjetër”

Rama si dikur Berisha tregon makthin e tij të fshehtë:

Gjatë fjalimit që zgjati deri gati dy orë, ku shau dhe përgojoji gjithë dynjanë duke daravitur mesazhin që donte të jepte, Edi Rama ka nxjerrë edhe makthin e fshehtë që i ka nxitur protesta e fuqishme e studentëve. Duke u bërë thirrje studentëve që të mos dëgjojnë opozitën që do të përdori kauzën e tyre për revolucion, Kryeministri ngriti kryet nga kamerat, formësoi atë ngërdheshjen ironike që i del nga halli dhe u tha shqiptarëve: “se po qe për revolucion mua këtu do më keni edhe dhjetorin tjetër.

Ai u kthye në metodat e pararadhësit të vet Berisha i cili sa herë kishte probleme dilte në parlament dhe bërtiste: “Unë do vazhdoj të jem në këtë karrige” .