TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët për të gjashtën ditë radhazi kanë dalë edhe sot në marshim nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit.
Ata kanë përpiluar një kërkesë me 15 pika, dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet, që të ndalin tubimet e tyre.
Studentët nuk pranojnë asnjë lloj negociate me Ramën. “Është shumë e thjeshtë, nuk kemi një përfaqësi dhe nëse dalin pak veta në tavolinë, ata mund të blihen. Ne kemi bërë disa kërkesa që janë të panegociueshme, kaq e thjeshtë është. Ata nuk na kanë pyetur kur i vendosën këto tarifa, prandaj as ne nuk pranojmë dialog”, tha një student për News24. .