SPORT, 21 Mars 2020, 13:58

Fundi i një epoke, Zlatan Ibrahimoviç mund të tërhiqet në fund të sezonit

Fundi i një epoke, Zlatan Ibrahimoviç mund të tërhiqet


Sipas “Gazzetta dello Sport”, Zlatan Ibrahimovic mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.

Kur u afrua në Milano nga dyshja Boban-Maldini, u mendua që do të ishte në qendër të rindërtimit të skuadrës, por pandemia e Koronavirusit i ka ndryshuar planet gjigantit suedez, që në janar firmosi për gjashtë muaj me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.

Ibra po e mendonte tërheqjen para se të firmoste me Milanin, por me situatën e re të krijuar vendimi për të varë këpucët në gozhdë, sipas të gjitha gjasave, do të vijë në verë.

Kontributi i tij do të jetë përcaktues për Milanin për ta mbyllur sezonin në zonën europiane.