AKTUALITET, 9 Mars 2020, 18:10

Qytetarët dynden në dyqane, Braçe reagon fuqishëm: Ooooo popull! Blini vitamina, jo orizi dhe miell!

Zv. Kryeministri i vendit, Erjon Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmeve se qytetarët janë dyndur drejt supermarketeve dhe po i boshatisin ato. Braçe, ka bërë një status ku i drejtohet popullit, duke i kërkuar të blejnë vitamina dhe jo oriz, apo miell.

Edhe pse është zv. kryeministër, Braçe e ka shkruar statusin me zhargon të përditshëm dhe me thirrjen "OOOOO POPULL!"

Urojmë që populli, ta dëgjojë zv. kryeministrin, pas gjithë kësaj thirrje të fuqishme.

Statusi i Erjon Braçes:

OOOOO POPULL!

VITAMINE C, B, D REKOMANDOHET!

NUK THA KUSH ORIZ, MIELL, MAKARONA, VAJ, SHEQER, SALLAM, SALCICE, QOFTE ETJ!

ATO ATY DO I KENI,

NUK UA MERR KUSH!

/TPZ.al/