AKTUALITET, 9 Mars 2020, 18:38

Rama vijon punën intensive, pret në takim Baba Mondin dhe disa fetarë të tjerë: Nuk ka rënë murtaja!

Rama vijon punën intensive, pret në takim Baba Mondin dhe disa

Kryeministri Edi Rama, që herët në mëngjes, është angazhuar me mish e me shpirt, për të menaxhuar situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Në këtë linjë, me gjithë përpjekjet intensive të qeverisë, Rama ka pritur në një takim në zyrën e tij, Baba Mondin dhe disa përfaqësues të tjerë të klerit në Shqipëri, me të cilët ka biseduar gjerë e gjatë, për virusin vdekjeprurës, të shfaqur fillimisht në Kinë, Covid-19.

Kryeministri u ka deklaruar pjesëmarrësve në takim, se nuk na ka rënë murtaja, por jemi përballë një virusi të panjohur.

"Frika është gjëja më e gabuar, por kujdesi duhet shumë. Është një virus i panjohur por nuk është murtaja", tha Rama ndër të tjera.

Takimi i kryeministrit me përfaqësues të klerit, për të biseduar gjerë e gjatë për virusin, kishte tone mjaft optimiste dhe u transmetua live në televizionin, ERTV.

/TPZ.al/


Në Shqipëri janë konfirmuar zyrtarisht dy persona të infektuar me koronavirus, të cilët po marrin mjekim në spitalin Infektiv. Qeveria ka anulluar mësimin për dy javë. Gjithashtu janë anulluar një sërë fluturimesh drejt Italisë dhe autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen turmat, grumbullimet dhe të aplikohet higjena personale, veçanërisht larja e shpeshtë e duarve.

Më poshtë ndiqni 10 rregullat që duhen ndjekur nga gjithëkush, në këtë situatë: