TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zbulim tronditës në Milano, ku një burrë, 35-vjeçar shqiptar, u gjet i varur në një pemë në park.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 4:45 pasdreke.
Policia, të njoftuar një kalimtar, mbërriti në vendngjarje por nuk mund të jepte ndihmë për shqiptarin, për të cilin tashmë ishte tepër vonë, ai kishte gjetur vdekjen, pasi ishte varur në një pemë nëntë metra mbi tokë.
Parku në të cilin u gjet viktima, është gjithashtu shumë i populluar nga fëmijët.
Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajetë të 35-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane që kanë raportuar ngjarjen.
Për momentin për policinë kjo është vetëvrasje dhe nuk ka elementë që të tregojnë të kundërtën. Burri u var me rripin e pantallonave të tij.
