LIFESTYLE, 3 Shkurt 2020, 13:03

FOTO/ Rrëzim spektakolar, Al Pacino bie në tapetin e kuq! 79-vjeçari e kalon me sportivitet


Aktori irlandez, Al Pacino është përballur me një rënie në dysheme, gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në eventin “BAFTA”. 79-vjeçari u ndihmua menjëherë nga e dashura e tij, Meital Dohan.

Por, Al Pacino e ka kaluar me mjaft sportivitet rrëzimin e tij në tapetin e kuq, duke buzëqeshur, ndërsa është ngritur nga skena e sikletshme.

Al u nominua për Aktorin Mbështetës më të Mirë për rolin e tij si shefi i krimit Jimmy Hoffa në “The Irishman”.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi i përvitshëm i ndarjes së çmimeve “Bafta’s”.

Mes të pranishmëve ishin mjaft aktorë të njohur, të cilët u nominuan dhe fituan çmimet përkatëse në ceremoninë e realizuar në Britani.

Filmi me në qendër Luftën e Parë Botërore “1917”, u nominua me plot gjashtë çmime.