LIFESTYLE, 2 Shkurt 2020, 11:00

“Është këngëtar i njohur”/Enca rrëfen se kujt ia ka dhënë puthjen e parë: Isha 17 vjeç, në ditën e parë të vitit…

“Është këngëtar i njohur”/Enca rrëfen se


Këngëtarja Enca Haxhia ka folur për herë të parë për të të pathënat nga jeta e saj private. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Klanifornia’, Enca ka rrëfyer se puthjen e parë ia ka dhënë një këngëtari të njohur.

‘Kam qenë 17 vjeç e gjysmë. Ka qenë 1 janar. Ai është i njohur. Ka qenë puthja e parë, dita e parë e vitit dhe ai ishte shoku im i ngushtë’, tregoi Enca.

‘Është këngëtar?’, e pyeti moderatorja Marina Vjollca, ndërsa Enca nuk e mohoi, gjë që la të kuptohej që po, por preferoi të mos tregonte emrin e tij në publik.