TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi Stresi ishte i ftuar dje në “E diell” në një intervistë ku tregoi shumë për jetën e tij private. Gjatë intervistës, Stresi shpjegoi se për dashurinë ka shkelur edhe ligjin.
“Për dashurinë kam ndryshuar identitet. Se kam thënë kurrë por para tre vitesh ikëm në Amerikë në koncert dhe u kthyem sërish dhe ne reperët i kemi problem vizat.
Po kërkoja një vizë për Kanada dhe mu refuzua sepse kisha rekord kriminal. Takova disa njerëz në Mitrovicë, mora identitet francez, patentë, karta franceze dhe i hipa avionit për Kanada”, tregoi Stresi.
Pavarësisht insistimin të gazetarëve, Stresi nuk dha një përgjigje të qartë nëse çifti vazhdon të jetë apo jo më bashkë.
Duket se kjo ‘telenovelë’ e lidhjes mes tyre do të vijojë ende.