AKTUALITET, 14 Mars 2020, 12:15

U infektua me koronavirus, gruaja nga Fieri në terapi intensive, mjekët e spitalit futen në karantinë

U infektua me koronavirus, gruaja nga Fieri në terapi intensive,


Një nga dy personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë që janë në terapi intensive, është një 61-vjeçare nga Fieri.

Albana Fico, drejtore e ISHP bëri me dije sot se stafi mjekësor i spitalit të Fierit, i cili i ka shërbyer pacientes për sa kohë që ajo ka qenë e shtruar në këtë qytet, është vetëkarantinuar.

E pyetur në konferencën për shtyp sot nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier, Fico tha:

“Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital".