AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 23:08

FOTO/ I dënuar për vrāsje në Britaninë e Madhe, ishte liruar nga burgu një vit më parë. Kush është 40-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u vrā mbrëmjen e sotme në Tiranë ishte liruar nga būrgu vetëm një vit më parë. Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.

Pasi kreu vrasjen, Billa u largua në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe ai u dënua për një vrasje, dy tentativë për vrasje dhe plāgosjen me dashje.  Ai i kishte mohuar të gjitha akūzat. Dyshohet se Billa i përkiste një bande shqiptare në Britani.