LIFESTYLE, 5 Shkurt 2020, 19:50

“Vëthët kushtonin sa një shtëpi”, moderatorja shqiptare rrëfen jetën mes luksit: Herë pas here i prekja në çantë

“Vëthët kushtonin sa një shtëpi”, moderatorja


E ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja shqiptare Fjodora Fjora ka rrëfyer se në jetën e saj ka pasur një aksesor shumë të shtrenjtë, që herë pas here i prekte në çantë, nga meraku se mos i humbisnin. Ata kushtonin sa një shtëpi, sipas moderatores.

“Në rast se do kishim mundësi ta blinim, një diamant do ishte sa më i madh aq më i mirë. Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shpi.Herë pas here i prekja në çantë, se thoja t’i prek njëherë a janë aty,”- është shprehur Fjodora Fjora.

https://www.youtube.com/watch?v=oNV6TZPfmwE&feature=emb_err_watch_on_yt

Mesa duket, moderatorja qenka e dhënë pas aksesorëve luksozë, dhe e pranon hapur se nëse do t’i jepej prapë  mundësia do të blinte një diamant  më të madh.