TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbana Osmani ka ndarë pak më parë në Instagram disa foto, në të cilat ka zbuluar ‘look-un’ me të cilin do të shfaqet për disa javë në ekran.
Menjëherë pas këtij momenti, fansat kanë lënë një sërë komentesh duke e komplimentuar për zgjedhjen e saj.
Një prej komenteve i cili ka dalluar ka qenë ai ku një prej ndjekësve i ka vënë në dukje faktin se Eduarti e nxjerr gjithmonë shumë bukur në foto.
“Nuk kam parë fotograf që të japë këtë shkëlqim të fytyrës përveç @eduartgrishaj. Mbaje gjithmonë afër.
Ti @arbanao je rreze që shkëlqen kudo dhe kurdo”, ishte komenti i një prej ndjekësve, të cilit Arbana vendosi t’i përgjigjet.
“Po, ai është më i miri”, ka shkruar Osmani më poshtë, duke pohuar se Grishaj është një fotograf mjaft i zoti.
Kujtojmë se prej disa javësh Arbana ka nisur transmetimin e programit ‘Dua të të bëj të lumtur’, në ekranin e ‘Top Channel’, aty ku gjendet gjithmonë pranë Eduardit gjatë momenteve të punës.
