LIFESTYLE, 5 Mars 2020, 14:29

Pas sherrit me ish-shoqen e ngushtë, Jonida Maliqi përballet dhe me deklaratën e Romeos: Vetëm një femër më ka refuzuar në jetën time

Pas sherrit me ish-shoqen e ngushtë, Jonida Maliqi përballet dhe me

Duket se për Jonida Maliqin këto ditë janë të mbushura me ‘sulme’, si nga ai i ish-shoqes së ngushtë, por nuk mungojnë dhe ato të ish-partnerit të saj. Aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi i dhanë fund lidhjes së tyre, ende pa e konfirmuar mirë për publikun e gjerë. Por, pas ndarjes së tyre, çifti nuk kanë dhënë një arsye të qartë që çoi drejt këtij vendimi. Megjithatë, të dy herë pas here hedhin statuse thumbuese që i drejtohen njëri-tjetrit. Me një video të Agron Llakajt, në të cilën përmendet dhe emri i Romeo Veshajt, aktori ka vendosur ta shfrytëzojë, për të përcjellë një mesazh të qartë.
 
View this post on Instagram
 

Vetem nje femer me ka refuzuar ne jeten time dhe kjo eshte Aneja @agronllakajofficial ??

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on

“Vetem nje femer me ka refuzuar ne jeten time dhe kjo eshte Aneja,”- shkruan Romeo Veshaj përkrah videos në të cilën shfaqet Agron Llakaj në rolin e Anesë në “Al Pazar”. Me sa duket aktori kërkon ta bëjë të qartë se nuk ka qenë asnjëherë i refuzuar nga këngëtarja, Jonida Maliqi.