LIFESTYLE, 5 Mars 2020, 12:46

“Ti je superfuqia ime”, Xhensila Myrtezaj-Bes Kallakut: Domatja është superfuqia jote


Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj gjithmonë tërheqin vëmendjen e ndjekësve me komentet që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një set të ri fotografik bardh e zi dhe duket mahnitëse.

“Unë jam femër. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar këngëtarja.

Në mesin e komenteve nuk mund të mungonte dhe ai i Besit, i cili ka një përgjigje mjaft romantike.

“Ti je superfuqia ime!”, ka komentuar ai duke e lënë mënjanë humorin kësaj radhe.

Mirëpo ajo që shkaktoi të qeshura me përgjigjen ishte Xhensila.

“Domatja është superfuqia jote”, i kthehet ajo.

Në një çift si Besi dhe Xhensila këto përgjigje nuk do të mungojnë kurrë pasi ata e ndërthurin mjaft bukur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin me humorin që i karakterizon.