TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zonja Pascale, e cila dikur tha në një intervistë se i kërkonte Berlusconi-t të martohej me të çdo ditë, është habitur nga deklarata sipas të përditshmes “Repubblica”.
” I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që ai të gjejë dikë që do të kujdeset për të ashtu siç bëra unë”, tha zonja Pascale.Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën?! Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij. E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza, Romë, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan.
Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore.
Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg pasi pagoi një 17-vjeçare të njohur si “Ruby the Heart-Stealer”, akuzë kjo që u rrëzua më vonë.